Sot është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Hamdi Berisha

Sot, nën organizimin e gjimnazit në Malishevë, në 20 vjetorin e  rënies, është përkujtuar dëshmori i kombit dhe heroi profesor Hamdi Berisha, emrin e të cilit e mban edhe gjimnazi në Malishevë. Me këtë rast, është shfaqur edhe një dokumentar i realizuar nga profesorët e gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Fillimisht aktivitetet kanë filluar me nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Malishevë, dhe më pas aktivitetet kanë vazhduar në Rahovec, në vendin e rënies së dëshmorit Hamdi Berisha, dhe dëshmorëve tjerë të cilët kishin rënë në luftën e Rahovecit, në korrik të vitit 1999.

Më pas, nën organizimin e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, është organizuar një Akademi Përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit, emrin e  të cilit e mban ky gjimnaz. Në këtë akademi përkujtimore, është vlerësuar lartë veprimtari e heroit dhe dëshmorit Hamdi Berisha, si në fushën e arsimit, ashtu edhe në organizimin dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.