Sot dita e brigadës 121″Ismet Jashari – Kumanova”

ismet_jashari

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë, me rastin e shënimit të Ditës së Brigadës dhe rënies së dëshmorit të kombit Ismet Jashari, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, ku prehen dëshmorët e kësaj brigade.

Përveç familjarëve, pjesëtarëve të ish UÇK-së nga kjo brigadë, homazhe dhe nderime, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Enver Hoti, anëtar të qeverisë komunale, dhe qytetar të tjerë.