Sonte në Prishtinë, ndezje qirinjsh për të vrarët në Munih

foto 1

Përmes një kumtese për medie, Ministria e Diasporës fton qytetarët e Kosovës që sonte të përkujtojnë bashkatdhetarët tanë të rënë në sulmin e Munihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Munih, transmeton Koha.net.

Përkujtimi i tyre do të bëhet përmes ndezjes së qirinjve.

Ndezja e qirinjve do të bëhet nga ora 20:30 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë