Sonte nata e maturantëve në Malishevë (Foto)

FB_IMG_1463160935987

Ka vite që në Malishevë, është bërë pothuajse e zakonshme, madje edhe tradicionale një mënyrë e veçantë e shënimit të mbrëmjës së matures nga maturantët e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Ashtu siç vepronin gjeneratat paraprake të maturantëve kur kremtonin festën e maturës, në mënyrë të gjashme edhe këtë vit po vepron edhe kjo gjeneratë e maturantëve nga Malisheva, e cila po bënë përgaditjet përfundimtare, për të festuar përfundimin e Gjimnazit, dhe njëkohësisht për ta shënuar kalimin nga mosha e adoleshencës në moshën e pjekurisë.

Natyrisht në një ngjarje të tillë, nuk mund të mungonte interesimi dhe kurreshtja e shumë familjarëve, të rinjve dhe të rejave, të cilët gjatë orëve të pasditës kanë stërmbushur rrugët e qytetit të Malishevës, për të parë nga afër fëmijët e tyre se si ishin përgaditur për të festuar natën më të veçantë të përfundimit të matures së tyre.

Po ashtu, si zakonisht edhe këtë vit vërehet se shpenzimet nga nxënsit nuk ishin aspak të vogla, marr parasysh shumën mesatare që secili maturant ti ketë shpenzuar vetëm për mbrëmjen e matures, duke llogaritur këtu, pagesën e restaurantit, pagesën e garderobës dhe shpenzimet tjera, shuma mesatare prek shifren 200-300 euro për person, shifer kjo tepër e lartë dhe vështirë e përballueshme për shumicën e familjarëve, të cilëve natyrisht ju takon mirnjohja dhe falenderimi për mundësinë e dhënë fëmijëve të tyre që ta gëzojnë këtë natë të paharrueshme.

Ngjashëm si edhe vitin paraprakë edhe këtë vit, Stafi i MalishevaPress, i uron kësaj gjenerate të maturantëve që të kalojnë sa më mirë në këtë mbrëmje të veçantë për ta. Po ashtu, redaksia jonë ju uron suksese të gjithë nxënësve në rrugëtimin e tyre, në jetë me plotë sfida, vështërsi dhe probleme. Ne i mbështesim të gjithë nxënësit dhe u deshirojmë që ata të jenë fillim i një rruge të mbarë dhe të ndritshme për vendin tonë.

FB_IMG_1463160999291 FB_IMG_1463160993568