Sondazhi: Rezultat befasues nga komentet e qytetarëve – ja kush fiton aktualisht në Malishevë

Janë plotë 401 komentues të cilët kanë shprehur preferencën e tyre se kënd do ta donin për kryetar komune në Malishevë.

Malishevapress ka organizuar mbrëmë një sondazh përmes faqes së saj të facebookut i cili vazhdon edhe tani kur ka pyetur qytetarët se cili është i preferuari i tyre për kryetar komune, Mursel Gashi nga PDK-ja apo Ragip Begaj nga Nisma.

Nga 401 komentues, 46 prej tyre apo rreth 10.5% e tyre janë shprehur kundër të dy kandidatëve, 49% e tyre apo 197 nga ta kanë preferuar doktorin Mursel Gashi që ta kenë si kryetar komune, derisa vetëm 162 apo 40.5% e tyre i kanë dhënë mbështetje kryetarit aktual Ragip Begaj.

Nëse këto rezultate shprehin vullnetin e votuesve atëherë del se në Malishevë mund të pritet përmbysja e rezultatit dhe rikthimi i PDK-së në qeverisjen e Malishevës.