Sondazh: Kush është përgjegjës për gjendjen e krijuar në Qendrën e Kompetencës në Malishevë?

qendra e kompetencesMalishevapress ka filluar sot sondazhin për gjendjen e krijuar në Qendrën e Kompetencës në Malishevë.

Ditë më parë ka pasur një përplasje në mes Ministrisë së Arsimit gjegjësisht Agjencisë së arsimit profesional dhe Komunës së Malishevës në lidhje me të drejtën e punësimeve në Qendrën e Kompetencës dhe menaxhimit të kësaj shkolle.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe dega e PDK-së në Malishevë e cila ka akuzuar komunën për ndërhyrje politike derisa nga mediat është bërë e ditur se një numër i profesorëve të pranuar nga Agjencia janë në fakt militantë dhe njerëz me pozita në PDK-në e Malishevës.

Lexuesit e Malishevapress mund ta japin mendimin e tyre në sondazh duke klikuar njërin nga tri opsionet: Ministria e Arsimit (Agjencia), Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë, Të dyja

http://www.malishevapress.com/category/opinione/sondazhi