Skenarët se si Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2016

kombetarjaShqipëria ka pësuar humbjen e parë në Grupin I kualifikues për Euro 2016, por akoma ka gjasa të mëdha për të siguruar kualifikimin historik.

Në këtë grup teksa kanë mbetur edhe dy xhiro për Shqipërinë, prin Portugalia me 15 pikë. Danimarka ka 12, ndërsa kuqezinjtë kanë 11.

Danimarka ka një takim më shumë të zhvilluar se portugezët dhe shqiptarët. Në takimin e ardhshëm dhe të fundit për të, ajo udhëton si mysafire e Portugalisë, ndërsa Shqipëria pret Serbinë dhe më pas udhëton te Armenia, raporton koha.net.

Nëse Danimarka mposht portugezët, gjërat do të komplikoheshin për Shqipërinë, pasi do t’i duheshin dy fitore nga dy ndeshjet e mbetura. Por, nëse Danimarka humb në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë dy pikë nga dy ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar tutje. Nëse Danimarka dhe Portugalia barazojnë në xhiron e ardhshme, Shqipërisë i duhet një fitore nga dy ndeshjet për të hyrë në histori.

  1. Portugalia 6 ndeshje – 15 pikë
  2. Danmarka 7 ndeshje – 12 pikë
  3. Shqipëria 6 ndeshje – 11 pikë
  4. Armenia 7 ndeshje – 2 pikë
  5. Serbia 6 ndeshje – 1 pikë