Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
SKANDALOZE: Vidhet Zyra për Çështje Trashëgimore e TMK-së – Malisheva Press

SKANDALOZE: Vidhet Zyra për Çështje Trashëgimore e TMK-së

stema e UCK, TMKZyrës për Çështje Trashëgimore të TMK-së e cila është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i është vjedhur baza e të dhënave në të cilën përfshiheshin të gjitha listat e të dhënave të ish pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës përfshirë, emrin, numrin bankar, numrin personal si dhe të dhëna të tjera.
TMK, e themeluar në shtator të vitit 1999, ishte një strukturë e dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe detyrë kryesore e saj ishte përgjigja ndaj situatave emergjente humanitare në vend.
Pas transformimit të TMK-së në Forcat e Sigurisë së Kosovës në vitin 2008, qeveria vendosi ta themelojë një zyrë në kuadër të MPMS-së e cila do të kujdesej për trashëgiminë e kësaj trupe mbrojtëse.
Kjo zyrë ka qenë në shënjestër dy herë gjatë muajve të fundit, ndërsa në tentimin e dytë, tre të mitur janë kapur nga policia.
Ngjarja e parë kishte ndodhur në fillim të muajit tetor, kur ishin thyer zyrat e këtij institucioni nga persona të panjohur, dhe ishin vjedhur dy kompjuterë.
“Ne ende nuk kemi të dhëna nga Policia e Kosovës dhe vjedhja e një databaze të tillë paraqet rrezik, pasi hajdutët mund t’i keqpërdorin ato të dhëna”, tha për KALLXO.com Safet Syla, drejtor i zyrës për qeshje trashëgimore te TMK-së.
Syla tha se zyrat ku ai është drejtor kishin provuar të vidhen përsëri në fillim të vitit 2015, por në rastin dytë ishin zënë nga Policia.
“Ne kemi edhe sigurim fizik për t’i siguruar zyrat, por ato zyre janë me dy hyrje dhe sigurimi është më i vështirë”, tha Syla.
Ai tha se në rastin e dytë kur edhe ishin zënë hajdutët, kishin qenë disa të mitur, të cilët policia i kishte zënë, dhe ua kishte konfiskuar gjërat e vjedhura.
Një rast të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi Agron Borovci tha për KALLXO.com se të dy rastet janë paraqitur në Polici, ndërsa për rastin e parë ende vazhdojnë hetimet.
‘Në rastin e dytë policia ka arrestuar 3 persona të moshës së mitur dhe me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Borovci.
Ai tha se 3 shtëpiza dhe 2 monitorë të kompjuterëve të vjedhur në rastin e parë tashmë i janë kthyer zyrës