Skandaloze: Vidhen plumbat e portretit të Adem Jashari në Prekaz (Foto)

Në 20-vjetorin e rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz, Besart Gashi kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 mijë gëzhoja plumbash ku zbulohej portreti i Adem Jasharit.

Por mozaiku në fjalë nuk është më si në fillim. Gëzhojat me të cilat ishte punuar ky mozaik, dikush i ka vjedhur, shkruan Indeksonline.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë autori, Besart Gashi.

Gashi ka thënë se do të shkojë sërish dhe do të kthejë veprën në gjendjen e mëparshme. Madje autori pretendon që me këtë vepër të hyjë edhe në librin Guines.