Skandaloze: Vendet e punës të zëna nga militantët e ShIK-ut, Agron Mustafa shpallë konkurs për 100 vende pune

vala fotoKompania publike e telefonise mobile VALA, me datë 29.03.2016, ka publikuar një konkurs në bazë të së cilit konkurs kërkohen 100 punëtorë ‘të rinjë’ për këtë kompani.

Përveç se si praktikë hapja e konkursit për pozita të ndryshme për një numër kaq të madh të punëtorëve është për të dyshuar, më skandalozja në këtë mes është fakti që tanimë këto vende pune janë të zëna nga militantët e ShIK-ut të Kadri Veselit.

QdheQ ka mësuar se këta janë punësuar kryesisht pas ardhjes së Agron Mustafës në krye të VALA-s, dhe tash ai dëshiron t’i zyrtarizojë këto punësime me këtë konkurs.

Praktika e hapjes së konkurseve pas zënies së vendeve të punës nga militantë partiakë e nga familjarë është një dukuri e madhe në insitucionet publike në Kosovë. Kjo praktikë ka shkaktuar edhe problem personale mes atyre që kandidojnë dhe atyre që tashmë punojnë në këto pozicione në disa raste të mëparshme. /QdheQ/