Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Skandaloze: Qeveria Haradinaj shpenzon 600 milionë euro për vetëm tre muaj – Malisheva Press

Skandaloze: Qeveria Haradinaj shpenzon 600 milionë euro për vetëm tre muaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin e llogarive qeveritare për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas këtij raporti, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 503.1 milionë euro.

ASK-ja thotë se këto të hyra më së shumti u mblodhën nga tatimi në produkte.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në anën tjetër, në muajt tetor-dhjetor të 2017-ës, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë euro.

ASK-ja përmend formimin e kapitalit bruto, kompensimin e punëtoreve se bashku me kontributet si harxhimet më të mëdha qeveritare.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thotë ASK-ja.

Sipas ASK-së, në periudhën korrik- shtator 2017 shpenzimet qeveritare ishin 441.9 milionë euro.

Këto shpenzime ishin më të larta në periudhën tetor- dhjetor 2016 në raport me shpenzimet në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tre muajt e fundit të 2016-ës shpenzimet qeveritare arritën në 596,4 milionë euro.