Skandaloze: Profesori Rrahman Paçarizi, shan banalisht qytetarët që e kritikojnë për deklaratat publike (Foto)

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së dhe profesori i UP-së Rrahman Paçarizi, i cili së fundmi prezantohet edhe si analist e komentues i ngjarjeve politike, ka degraduar në gjuhën e përdorur ndaj disa komentuesve në një postim në Facebook, pas akuzave që ka marrë për deklaratat e tij dje në Info Magazine.

Paçarizi dje në Klan Kosova tha se PDK-ja është në situatë të njëjtë me LDK-në pas luftës.

“Partia Demokratike e Kosovës po vepron si Lidhja Demokratike e Kosovës që pas luftës akuzonte të parën për ckado që ndodhte me aktivistët e saj. Tash PDK-ja këtë po e bën duke akuzuar Vetëvendosjen për raste të ngjajshme”, tha ai.

Ky vlerësim i Paçarizit nuk i ka pëlqyer fare mikut të tij, Ilaz Bylykbashi, i cili qëndrimin e tij e ka shprehur në Facebook, ku pastaj kanë komentuar njerëz të ndryshëm.

Paçarizi aty është akuzuar rëndë, si njeri që përfiton prej pushteteve. Një prej komentuesve thotë se Paçarizi po përgatitet të përfitojë nga VV-ja, siç bëri nga LDK-ja e PDK-ja.

Këto akuza Paçarizi nuk ka mundur t’i përballojë me gjakftohtësi, përkundër gatishmërisë që të promovohet si analist.

Njërin prej komentuesve ai e nënçmon për faktin se ka qenë vetëm një shofer, duke e ofenduar edhe më rëndë. Pastaj, në komentet më poshtë, Paçarizi mundohet të dëshmoj se nuk ka asgjë kundër shoferëve.

Një komentuesi tjetër Paçarizi i është përgjigjur në mesazh privat, të cilin mesazh më pas ai e ka publikuar në hapësirën e komenteve.

Ndërsa, miku i tij, në hapësirën e të cili u zhvilluan të tëra sharjet nga Paçarizi, ka shkruar edhe një koment më poshtë.

“Nuk e prita qe Rr.Paqarizi ka degradu deri ne kete nivel te ulte kumunikimi!!! Une prap po te theme se tani me zhgenjeve totalisht!!!”, thuhet në komentin e tij.

Ndërkaq, Paçarizi, i cili si duket është gati për fjalën publike, por jo edhe për kritikën e publikut, vazhdon të shahet me komentuesit. /Periskopi/