Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Skandaloze: Policia e Kosovës keqtrajton udhëtarët në kufirin Kosovë-Shqipëri – Malisheva Press

Skandaloze: Policia e Kosovës keqtrajton udhëtarët në kufirin Kosovë-Shqipëri

foto-1Prej disa ditësh policia kufitare e Kosovës ia ka nisur kontrolleve të ashpra të udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria. Në pikën doganore të Morinës udhëtarët që vijnë me autobusa apo me vetura, detyrohen të hapin çantat e tyre e të ekspozojnë një nga një gjësendet personale.

Siç konfirmojnë disa udhëtarë për Portaliks.com, ky kontroll i ashpër nuk kursen askënd. Qytetarët nga Shqipëria që vizitojnë Kosovën, trajtohen edhe më keq, thotë F.E., me profesion pedagoge universitare. Ajo tregon se si udhëtarët me dokumenta të Shqipërisë shpesh i zbresin nga autobuzi për t’i kaluar në skaner. Madje, i përdorin edhe qentë policorë për t’i nuhatur trupat e udhëtarëve.

Këto praktika, konfirmon për portaliks.com B.Zh. nga Kukësi i cili vjen për tregti në Kosovë, janë gjëra që nuk i ndodhin qytetarëve të Shqipërisë as kur kalojnë kufirin Shqipëri-Greqi, apo atë Shqipëri-Maqedoni.

Megjithatë policia e Kosovës i ka thënë qytetarëve se kjo është Republika e Kosovës, dhe kontrolle të tilla janë rutinore e nuk kanë për t’u ndalur.