SKANDALOZE: Nisma e heqë emrin e rrugës “RILINDJA KOMBËTARE”

kuvendi-komunalSot, në fillim të mbledhjes së Kuvendit Komunal, shefja e grupit të asmbleistëve të Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka propozuar që të futet në rend të ditës që, rrugës “Rilindja Kombëtare” t`i hiqet emri dhe ti vendoset emri “Ibrahim Mazreku” i cili është dëshmorë, emrin e të cilit e mbanë tash e disa vite shkolla fillore në Malishevë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, është vëllai i dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe kjo është kërkesa e vetme e cila u trajtua në mënyrë të veçantë, përkundër faktit që kishte me dhjetëra kërkesa të tilla. Burime brenda kuvendit të komunës bëjnë me dije se kjo është bërë kryekëput për qëllime dhe interesa partiake.

Praktika e ndërrimit të emrave të rrugëve dhe institucioneve ka filluar me Gjimnazin “Abdyl Frashëri” të cilit ish qeverisja e kaluar i`a kishte ndërruar dhe vendosur emrin e dëshmorit “Hamdi Berisha”. Në atë kohë ishte shkuar edhe më larg se kaq, ku përkohësisht emri i “Abdyl Frashërit” i  ishte vendosur Qendrës së Kompetencës, për t`u ndërruar më pas me emrin e dëshmorit “Kujtim Krasniqi”.