Kryetari i Lipjanit: 1100 euro pagen e 950 euro kestin e kredise

Mustafa-ne-LipjanKryetari i Komunës së Lipjanit dhe funksionari i lart i LDK-së, gjatë vitit të kaluar ka marrë kredi nga një bankë në Kosovë në shumën prej 65000 Euro, për një periudhë dhjetë vjeçare.

QdheQ mëson se të hyra vjetore të tij dhe familjes së tij, që i ka deklaruar janë 13 668 Euro. Në një përllogaritje të thjeshtë nga kalkulatori i kredisë individuale, për shumën 65000 Euro për periudhën 120 muaj, kësti mujor i kthimit është rreth 950 Euro.

Ndërsa të hyra mujore, Kryetari i Komunës së Lipjanit i ka rreth  1100 Euro. Nëse do të ishte e vërtetë se Imri Ahmeti e paguan vetë kredinë nga paga e tij e deklaruar, atëherë, pjesa e mbetur nga paga për të jetuar Imri Ahmeti dhe familja e tij, do të ishte më pak se 170 Euro në muaj.

Prandaj, Imri Ahmeti duhet të tregojë se kush po ja paguan kredinë, ose cilat të hyra personale i ka fshehur dhe nuk i ka deklaruar në Agjensinë Kundërkorrupsionit.

imria1imria2