Skandaloze: Kryeministri propozon për postin e drejtorit, Naser Shalen i përfshirë në aferën “Dosja e Shefave”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendim me të cilin e propozon Naser Shalën për pozitën e drejtorit të një institucioni. Shala i njohur me nofkën “Ftyra”, së bashku me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishin të përfshirë në aferën e përgjimeve të njohura si “Dosja e Shefave” të publikuara nga Gazeta Insajderi.

Vendimi i Kryeministrit i 9 marsit të këtij viti ka bërë që të propozohen dy kandidatë për pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës. Ndër ta është edhe Naser Shala, i përfshirë në përgjimet telefonike të njohura si “Dosja e Shefave”.

Emri i Shalës dhe i Florije Kikës i janë propozuar Kuvendit për përzgjedhje. Kurse për postin e zëvendësdrejtorit Qeveria ka propozuar kandidatët Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala.

Për më tepër, protagonisti i “Dosjes së Shefave”, Adem Grabovci, e kishte përdorur emrin e Naser Shalës i njohur me nofkën “Ftyra” për ta kërcënuar Jakup Krasniqin që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka.

Shala, pos tjerash, akuzohej se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Biseda mes Adem Grabovcit dhe Naser Shalës

Shala: Alo.

Grabovci: Merhaba, bëllëme.

Shala: Merhaba, merhaba.

Grabovci: Hahahaha…, a…, a…, a ti, a ti, t’ka lyp…

Shala: Valla…, je bo, je bo, pro…, protagonistë kryesor i medieva.

Grabovci: Po, le le…, rri, rri rahat, unë e kom pas, e kom pas vështirë, juve me javë…, qishtu

Shala: Jo, jo, je shliru, se sa jemi kanë na, s’tka ra hiç me dal n’televizor.

Grabovci: Jo, tash jom shliru, ja unë veç u, çudishta me ju, kqyrsha ku po doni me ja kajt vetit, hahahaha…, boll u munova…

Shala: Ti ishe shku qasaj udhe, se s’bo bojke mirë me…

Grabovci: Boll u munova mu rujt, moni kshtu e moni kshtu, hahahah… qysh je?

Shala: Mirë vallain, tu nejt.

Grabovci: A je lodh, a je keq?

shala: Jo, jo qysh je ti?

Grabovci: Ata shoktë qysh jonë?

Shala: Mirë jem tanë.

Grabovci: Krejt, rahat mirë?

Shala: Rahat, ti qysh je, a si je a?

Grabovci: Mirë, mirë, mirë.

Shala: Qysh jon te shpija, mirë?

Grabovci: Mirë jon, mirë jon.

Shala: Vetë, qysh kalut a, çka botë a?

Grabovci: Paj, mirë bre Naser, vallahin ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë.

Shala: Po.

Grabovci: Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…

Shala: Po, po jo pi shoh unë pi shoh…

Grabovci: Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha.

Shala: Tamon, tamon.

Grabovci: Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ftyren vallahin, ta kan lokën.

Shala: Hahahaha…

Grabovci: Edhe u dorëzu, hahahaha

Shala: A t’ngoj bile?

Grabovci: Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty hiç.

Shala: Hahahaha…/Insajderi.com