Skandaloze: Coca Cola e Serbisë fut edhe Millosheviqin në Kosovë!

cocacolaShteti i Serbisë me gjithë të këqiat e bëra në Kosovë , që s’i mendon truri i njeriut normal dhe që vazhdon të bllokon çdo proces ndërkombetar është kthyer në vendin e krimit, por tash në një formë tjetër.

Prodhimet e këtij shteti, ndonëse të dyshimta, tash kanë gjetur vendin edhe në sofrat e kosovarëve, në ahengje e kudo. Fotografia që sjell lexuesi i lajmiexpress.net është realizuar në një dasëm kosovare, nuk i ka penguar fare mysafirët, e aq më pak pronarin e restorantit, që ta konsumojnë edhe pse aty është shkruar mbiemri i kriminelit famkeq Sllobodan Millosheviq.

Në dizajnin që ka plasuar enkas për Kosovën, Coca Cola e Serbise ka shënuar edhe mbiemra tjërë të figurave të njohura për krimet ndaj shqiptarëve,si Çosiq, Çubrilloviq, Rankoviq,etj.