Skandaloze: Begaj paguan 2 mijë euro nga buxheti i komunës për darkën e Nismës (Dokument)

Nisma kishte organizuar takim me grate por shpenzimet nga ky tubim janë paguar nga buxheti i komunës. Kjo parti aktivitetin e saj nuk kishte ngurruar ta paraqiste edhe përmes postimeve në facebook ku edhe vet kryetari Begaj kishte shkruar për takimin siç kishte thënë ai me strukturat derisa nuk kanë munguar edhe fotografi nga kjo ndejë ku kishte edhe momente vallëzimi.

Kjo kishte ndodhur me tetë mars të këtij viti. Malishevapress ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga kryetari Begaj përmes së cilit ai i kishte ndarë hiq më pak se 1,994 euro për siç ka thënë ai për ushqim dhe pije për shënimin e 8 marsit. Ndonëse me vendim kjo shumë i ishte ndarë zyrës për barazi gjinore Malishevapress merr vesh se i vetmi aktivitet i bërë publik për 8 mars nga Zyra për barazi gjinore në kuader të Komunës ka qenë mbajtja e një takimi solemn në sallën e Kuvendit Komunal dhe ndarja e mirënjohjeve i cili nuk ka pasur kosto kurse darka e shtruar në emër të shënimit të 8 Marsit ishte aktivitet i Nismës në të cilin subjekti i Begajt ka ftuar kryerarin e Nismës, Fatmir Limaj, deputetë dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Po ashtu, burimet e Malishevapress kanë mësuar se për organizimin e ndejës me gratë, shefja e grupit të asamblistëve të Nismës, Arbëreshë Krasniqi, dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie kishin bërë presion tek drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Malishevë që ti lirojnë të gjitha mësimdhënëset që të marrinë pjesë në këtë tubim.

Ky tubim mëpastaj ishte përdorur nga Begaj dhe Limaj për të propagandë partiake ngjashëm siç bënte ish kryeministri Thaçi gjatë qeverisjes së tij.

Gjatë takimit fjalime kishin mbajtur Begaj, kryetari i partisë Nisma Fatmir Limaj, deputetja e Nismas Valdete Bajrami si dhe ishin shpërndarë materiale porpoagandisitike partiake si stilolapsa.

Malishevapress merr vesh që në këtë takim të kamufluar si organizim i kryearit Begaj nuk janë ftuar asamblistët e parrtive të tjera dhe as përfaqësuesit politikë të partive të tjera në Malishevë.

Vendimi i Begajt për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të partisë së tij bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës i cili në nenin 422, paragrafi 1, thotë se çdo shpërdorim i pozitës zyrtare dënohet me burg prej 6 muaj deri në 5 vite.