Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
SKANDALOZE: Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe!? – Malisheva Press

SKANDALOZE: Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe!?

isa jabllanoviqE largon përmes dritares së vogël, të kthehet përmes derës së madhe.

Aleksandër Jabllanoviq, ministri nga Lista Srpska të cilin kryeministri Isa Mustafa, u detyrua ta shkarkojë pas protestave popullore dhe presionit qytetare e politik, tash duket të jetë kandidati i vetëm dhe me serioz për Kryetar të Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas burimet të gazetablic.com, tashmë është jo vetëm e vendosur por edhe punë e kryer që Beogradi zyrtarë dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë, si kryetarë komunash bashkë dhe më listën serbe, e kanë të gatshëm emrin e kryetarit, e ai është Aleksandar Jablanoviq.

Jablanoviq me një deklaratë të tij poshtëruese për nënat gjakovare, do të ishte shkaktarë i një varg protestash qytetare të thirrura nga partitë opozitare dhe të mbështetura nga grupe të shoqërisë civile.

Protesta këto që u shndërruan edhe në një “fushëbetejë” të dhunës mes demonstruesve dhe policisë, para se kryeministri Mustafa të merrte vendimin që ta shkarkonte nga detyra.

Mustafa, që sipas Jabllanoviq ishte shok i ushtrisë me babain e tij, edhe këtë vendim e patë marrë më gjysmë zemre. Në fakt ai kishte pritë gjatë tërë javës që Jabllanoviq të dorëhiqej, por meqenëse ky i fundit nuk e bëri këtë- u detyrua “ta liroj nga detyra”, shkruan gazetablic.com.

Tash kthimi i Jabllanoviq në krye të Asociacionit të Komunave Serbe, me vet nënshkrimin e kryeministrit, padyshim që paraqet edhe një goditje për vet atë.

Lajmi se Jabllanoviq do ta udhëheqë AKS-në, një organ i tretë i pushtetit në Kosovë, sado që nuk mund të konfirmohet, është krejtësisht i besueshëm.

Kjo edhe për faktin se mundësia që ai të merr përsipër këtë detyrë ishte biseduar si një kompromis mes Beogradit e Prishtinës edhe në kohën kur i kërkohej dorëheqja./Gazeta Blic/