Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Skandali i reduktimeve të egra të KEDS-it – Malisheva Press

Skandali i reduktimeve të egra të KEDS-it

Ditën e premte pjesa më e madhe e vendit u përball me reduktime të ashpra që zgjatnin deri në gjashtë orë, duke paralizuar jetën e shumicës së qytetarëve, u shkaktua tollovi në trafik, dhe bizneset patën humbje.

Mungesa e energjisë elektrike ishte shkaktuar nga prishja e bllokut B2 të termocentralit Kosova B. Megjithatë, disa pjesë të vendit për orë të tëra mbetën në terr nga moskoordinimi i operatorëve energjetik – KEK dhe KESCO.

Gazeta Insajderi ka siguruar korrespondencat mes zyrtarëve të këtyre dy kompanive në ditën e “territ vendor”. Përveç kësaj dite, reduktime ka pasur edhe në datën 3 mars, edhe pse KEK-u e kishte kthyer në funksion bllokun B2.

Në ditën kritike për rrymë, KEK-u e njofton KESCO-n për rikthimin në funksion të njësisë B2 dhe i kërkon që plani i furnizimit me rrymë për ditën e nesërme, 3 mars, të ndryshohet.

“Ju njoftoj se pas punës intevsive të stafit të TC B njësia B2 rikthehet në punë rreth 20:00 sonte. Njëkohësisht në qoftë se pajtohen edhe KESCO ne kërkojmë që të bëhet korrigjimi i nominimeve për ditën e nesërme pasi që tashmë veçse në punë hyn kjo njësi dhe duke parë mungesën e energjisë në Kosovë në kërkojmë nga KESCO që t’i bëjmë korrigjimet për datën 03.02.2018. Ju lutëm që ta konfirmoni në qoftë se pajtoheni ose jo për ndryshim të nominimit”, thuhet në e-mailin e KEK-ut dërguar KEDS-it më datën 2 mars 2018, në orën 17:26.

Në korrespondencën tjetër, rreth një orë më vonë, KESCO i kthen përgjigje KEK-ut, duke i thënë se tashmë e ka kontraktuar energjinë elektrike dhe se nuk mund ta rinegociojë atë.

“KESCO duke iu referuar planit të prodhimit të pranuar nga KEK, për datën 3 mars, ka siguruar tërë sasinë e nevojshme të importit të energjisë elektrike, me qëllim të furnizimit të konsumatorëve. Siç e dini, kontratat e nënshkruara me palët tregtare nuk mund të anulohen dhe si rrjedhim, KESCO nuk mund të pranojë rinominimin e prodhimit”, thuhet në përgjigjen e KESCO-s ndaj KEK-ut.

Pavarësisht energjisë së kontraktuar dhe aftësisë së KEK-ut për të prodhuar rrymë, qytetarët e vendit janë përballur me mungesë të energjisë elektrike edhe më datën 3 mars.

Sipas KESCO-s, mbetet që këtë sasi të prodhimit të energjisë ta pranojë KOSTT për zvogëlimin e devijimeve.

Megjithatë, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, i ka thënë Insajderit se krejt çka ai din është problemi që ka ndodhë në prishjen e bllokut B2 dhe rikthimin e tij në funksion, edhe pse ishte pjesë e shkëmbimit të këtyre e-maileve.

“Unë çka di është se në ora 03:20 jemi detyrua me ndal bllokun, edhe pse kanë intervenu ekipet, po u kanë e pamundshme se ka munt të ndodhë ndonjë dëm edhe më i madh, edhe u kthy dikund para orës 22:00, ditën e premte”, ka thënë për Insajderin drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj.

Kurse zëdhënësi i KEDS/KESCO, Viktor Buzhala, ka thënë për Insajderin se KOSTT e ka pasur për obligim ta sigurojë mungesën e energjisë elektrike.

“Më 2 mars ka qenë e paraparë që njësia B2 të punojë, pra të prodhojë 250 MWh. Kur kjo sasi mungon, duhet ta sigurojë ai që e ka nominuar atë prodhim, eventualisht operatori i tregut (KOSTT). E KOSTT na ka urdhëruar të aplikojmë reduktime”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KEDS-KESCO, Viktor Buzhala.

Ai ka thënë se prodhuesi nuk mund të kërkojë nga furnizuesi që të importojë rrymë sepse furnizuesi është një shkallë më afër konsumatorit sesa prodhuesi.

Sipas Buzhalës, kur prodhimi nominohet nga prodhuesi, është obligim strikt i operatorit të tregut ta sigurojnë atë energji për periudhën e nominuar.

Gazeta Insajderi ka kërkuar nga KOSTT-i që ta sqarojë situatën e krijuar, por deri më tani nuk ka kthyer përgjigje./Insajderi.com