S’ka viza për Kosovën pa u hetuar këto raste të dyshuara për korrupsion

Luftimi i rasteve të korrupsionit është kryefjala e klasës politike në Kosovë. Zgjidhja e rasteve gjyqësore të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një kusht që përmendet vazhdimisht nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave. Madje, pas votimit të demarkacionit me Malin e Zi, kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të zyrtarëve të BE’së, se ka mbetur veç edhë një kusht ‘luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit’.

BIRN dhe Internews Kosova, në mars 2018 kanë nxjerrur një raport me titull ‘Liberalizimi i korruptuar’ – Raport me gjetjet për rastet e shënjetstruara për liberalizim të vizave.

Sipas këtij raporti, procesi i identifikimit të këtyre rasteve më të rëndësishme rezultoi me shënjimin e 39 rasteve, kryesisht të veprave penale të kapitullit të korrupsionit nëpër gjykata të Kosovës, të cilat me vendim të formës së prerë janë zgjidhur vetëm 8, pjesa tjetër është në faza të ndryshme të procedurës penale, thuhet në raport që e transmeton Periskopi.

Ky raport, nxjerr në pah një fakt tejet shqetësuese. Nëpër gjykatat e Kosovës, ka mospërputhje të të dhënave lidhur rastet e identifikuara.

Kështu, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ekzistojnë këto të dhëna, që nga këto lëndë janë:

8 – me vendim të prerë

4 – me vendim të shkallës së parë

18 – në shqyrtim gjyqësor

4- procedirë hetimore

1-  pezullim hetimi

1-Procedure parahetimore

3 -pushim i hetimeve

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, kemi këto të dhëna:

6 – me vendim të formës së prerë

5- me vendim të shkallës së parë

19- në shqyrtim gjyqësor

9- procedurë hetimore

0 – Pezullim hetimesh dhe 0 procedurë parahetimore

Gjykata Themelore në Prishtinë, po ashtu del në mospërputhje lidhur me të dhënat për raportin e lëndëve që janë në shqyrtim.

Por cilat janë tri lëndët e para të evidentuara në këtë raport, njëherit, më shumë të njohura, por jo më shumë të rëndësishme se sa lëndët tjera.

1.LËNDA ‘FERONIKELI’ – Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lidhur m e këtë rast të akuzuar janë ish-kryetari Shukri Buja, tetë zyrtarë komunalë si dhe një pronar i kompanisë ndërtuese.

Të akuzuarit janë: Shukri Buja, Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rechepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku kun ë mesin e të akuzuarve janë edhe një ish kryetar komune dhe 8 zyrtarë të tjerë si dhe një pronar I një komoanië ndërtuese.

Aktakzuza:

Të akuzuarit me qëllim që të përfitojnë cfaredo dobie ër vete apo për të tjerët dhe më këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarve: komunës dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhim të AK[‘së, kanë vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime me të cilat fillimisht kanë ekspoprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar prona shoqërore dhe pronat komunale.

884 ditë, apo 2 vjet e 5 muaj kanë kaluar që kur ka filluar hetimi ndërsa shqyrtimi kryesor nuk ka filluar ende

2.LËNDA ‘STENTA’ – Gjykata Themelore në Prishtinë

Janë të akuzuar 59 persona fizikë dhe 4 persona juridikë, akuzat janë në lidhje me trajtimin e pacientëve në spitale private.

I akuzuar në këtë rast është edhe ish-ministri Ferid Agani, ndërsa aktakuzë lidhur me pozitën e tij si sekretar i përgjithshëm është edhe Gani Shabani.

Hetimet në pjesën e parë kanë filluar më 16 qershor 2014, ndërkaq për pjesën e dytë kanë folluar më 11 janar 2016. ProkuroriaSpeciale ka ngritur aktakuzë më 14 qershor 2016 ndërkaq shqyrtimi fillestar ka më 21 tetor 2017. Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kundërshtimet e mbrojtësve lidhur me aktakuzaën, ndërkaq në nëntor të vitit 2017. Gjykata e Apelit e ktheu në rivendosje cështjen e kundërshtimit të aktakuzës. Më 26 shkurt 2018, Gjykata Themelore e veçoi procedurën në tri pjesë.

Kanë kaluar 1376 ditë apo 3 vjet e më shumë se 9 muaj kur kanë filluar hetimet, shqyrtimi kryesor nuk ka filluar ende.

3. LËNDA ‘Siguria’ – Gjykata Themelore në Prishtinë

Akuzohen 7 persona llidhur me tenderin për sigurimin fizik, të objekteve të KEK’ut në këtë rast të akuzuar janë edhe drejtori I  KEK’ut, Arben Gjukaj, ish kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha, ish kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.

Vlera e tenderit në lidhje me dhënien e të cilit akuzohen të panderhutit ishte rreth 6 milionë euro.

Kanë kaluar 1,162 ditë, mmë shumë se 3vjet kur është ngritur aktakuza dhe gjukimi është në fillimi të shqyrtimit gjyqsor/Periskopi/