S’ka konsensus, Kryesia nuk e çon demarkacionin në Kuvend

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që Demakiacionin të mos e procedojë në seancën e radhës, pa u krijuar një konsensus politik.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen që ka mbajtur sot, ku është paraparë të diskutohet për projektligjin e Demarkacionit dhe të caktohet seanca se kur duhet të dalë për votim, ka vendosur që kjo të shtyhet deri në arritjen e konsensusit politik.

Projektligji i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk do te procedohet ne seancën e radhës pasi kryesia vendosi qe para procedimit te krijohet konsensus.

Me shumicë votash Kryesia vendosi që Demarkacioni të shqyrtohet në mbledhjet e radhës, sapo të arrihet konsensus

LDK ishte pro miratimit të Demarkacionit dhe për ta votuar në seancë, ndërsa Vetëvendosje abstenoi.