“S’ka azil, këtë javë do të vijnë dy avionë me shqiptarë”

kthimi_azilantetAmbasada gjermane në Tiranë ka deklaruar se këtë javë në vendin tonë do të mbërrijnë nga Gjermania dy avionë charter me azilkërkues shqiptarë. Ditën e mërkurë dhe të enjte priten që të mbërrijnë në Shqipëri dy avionë.

Të mërkurën, më 12.08.2015, ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar.

Të enjten, më 13.08.2015, ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.

“Nuk ka azil ekonomik dhe ata që janë do të kthehen, ndërsa shpenzimet për kthim do të bëhen nga vetë azilkërkuesit”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Më tej, në njoftimin e ambasadës thuhet:

“Në Gjermani nuk ka azil ekonomik! Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”.