Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Sindikata vazhdon grevën edhe sot, Qeveria ua heq mëditjet – Malisheva Press

Sindikata vazhdon grevën edhe sot, Qeveria ua heq mëditjet

greveSindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se edhe sot do të vazhdojë greva nëpër shkolla.
“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut pas raporteve të marra nga Këshillat Komunale greviste të SBASHK-ut dhe analizave të bëra nga ta dhe nga vet Këshilli Qendror Grevist ka konstatuar se edhe në llogaritjet që janë bërë sot dhe pagat që janë procesuar për të punësuarit në arsim ka shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 për qind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës si dhe nuk është bërë ndryshimi i pagesës për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2015 ashtu siç shkruan ne Kontratën Kolektive dhe siç ishin deklaruar çdo herë edhe Kryeministri Mustafa edhe Ministrat Bajrami e Hoti se kurdo që të merret përvoja e punës do të merret në mënyrë retroaktive nga 1 janari i vitit 2015”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
“Për këto gabime të lëshuara edhe në këto lista te pagave të cilat u punuan dhe u procesuan sot deri në këtë moment që ne po lëshojmë këtë komunikatë nuk kemi informata as nga MASHT e as nga MF por as ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime prandaj: Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme edhe nesër mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe sot”, thuhet më tutje në komunikatë.
SBASHK-u fton Qeverinë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.
Ndryshe dje Qeveria ka bërë të ditur se pagat e mësimdhënësve janë dalë me rritje por grevistët kanë bërë të ditur se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.
Madje, Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës se muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta. Ai ka thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në grevë dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.
“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në televizionin publik.
Ai ka thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.
“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marrë me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ka thënë ai një ditë më parë. “Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, tha Hoti.
Jashari ka thënë të jetë shokuar nga kjo deklaratë, të cilën e ka cilësuar edhe si kërcënim të Ministrit Hoti.