Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Si u zbuluan të ‘zezat’ e veteranëve nga EULEX-i – Malisheva Press

Si u zbuluan të ‘zezat’ e veteranëve nga EULEX-i

Hetimi që EULEX-i ishte dukke e bërë në Mitrovicë rreth një eksplozivi ka sjell deri të  zbardhja e veprave të tjera, ku përfshihet “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ushtrim të ndikimit”, “mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve”  si dhe ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave

Burime brenda prokurorisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Prokuroria  e Shtetit një ditë më parë ishte njoftuar për ngritjen e kësaj aktakuze. Sipas këtyre burimeve, i gjithë ky rast ishte zbardhur përmes përgjimeve telefonike që ishin duke u bërë nga EULEX-i gjatë hetimit rreth një eksplozivi në qytetin e Mitrovicës.

“Hetimet kanë qenë duke u bërë për një eksploziv në Mitrovicë, pastaj janë zgjeruar përmes përgjimeve dhe janë zbuluar edhe këto vepra penale”, ka thënë ky burim për gazetën.Gazeta ka kontaktuar zyrtarë të EULEX-it për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, mirëpo ky mision nuk ka  dashur të zbuloj identitetin e 6 të akuzuarve.

Zëdhënësja e EULEX-it, Donika Berisha- Rizaj ka thënë se tash për tash prokuroria e EULEX-it ka vendosur të mos  zbuloj identitetin e tyre  për mos ndërhyrje në procesin gjyqësor.“Prokurori ka vendosur të mos zbulojë identitetin e të pandehurve, për momentin, duke vepruar në interes të proceseve gjyqësore të mëtejshme. I lusim mediat ta respektojnë këtë vendim”, është shprehur Berisha-Rizaj.

Në anën tjetër zbardhjen e këtyre rasteve e kërkojnë  zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së,  të cilët pohojnë se nuk e dinë se kush janë personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka thënë gazetës se është duke kërkuar identifikimin e këtyre 6 personave për të cilët sot ka ngritur aktakuzë prokuroria e EULEX-it.

“Jam që sa më shpejt të zbulohen rastet e tilla. Nuk e dimë ende kënd e kanë arrestuar, jena duke kërkuar informata  prej shokëve e prej të tjerëve por për zotin s’po dimë kush janë këta persona, veç e dimë që është ngritur një aktakuzë për 6 persona edhe atë e kemi mësuar përmes mediave”, tha Gucati.

Ai kujtoi që rastet e veteranëve të hetohen nga prokuroria vendore dhe jo ajo e Eulex-it.

“Jo nuk i besoj fare drejtësisë së EULEX-it. Ju jeni dëshmitar edhe vet që 100 filma i ka bërë drejtësia e EULEX-it deri më sot. Unë më shumë i besoj një gjyqtari tonë, se sa një gjyqtari të huaj, i cili nuk e di gjendjen faktike në Kosovë.

Nuk jam kundër drejtësisë, jam që sa më shpejt të zbulohen rastet, por me drejtësinë e Kosovës jo me drejtësinë e EULEX-it”, u shpreh  i pari i Veteranëve të UÇK-së.

Ai tha se këto raste nuk mund të përgjithësohen në organizatë, sepse janë raste individuale dhe secili duhet të përgjigjet para drejtësisë individualisht.

Gucati nuk e përjashton mundësinë se raste të tilla

“Këto raste nuk i marr në cilësinë e organizatës, apo në cilësinë shumësit, por këto janë raste individuale, dhe për këtë gjithkush duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha ai.

Ndryshe sot në mëngjes prokuroria e  EULEX-it ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për Posedim të paautorizuar të armëve, Mundësim ose detyrim në prostitucion, Ushtrim të ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve, shkruan tutje “Zëri.info”.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale Posedim i paautorizuar i armëve, Mundësim ose detyrim në prostitucion, Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve. Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016.  Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike.

Po ashtu, të pandehurit pretendohet se kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro.

Tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës. Njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave; duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.