Si u mashtruan qytetarët e Malishevës nga Nisma

Shkruan Milazim Elshani

Pse mos të krenohemi ne qytetarët e Malishevës me ndryshimet që i ka bërë Nisma, ndryshime rrënjësore bile:
Nga UÇK, UQK
Nga Çoban, drejtor institucioni.
Nga Bujk, udhëheqës buxheti.
Nga Zdrukthëtar, drejtor kyq komunal.
Nga karriga e parkut të qytetit, drejt e në karrigën e drejtorit.

Për respekt ndaj qytetarëve të Malishevës po i citoi disa premtime boshe të kësaj qeverie komunale.

Sa për informimin tuaj do ti përmendi vetëm disa premtime që u dhanë gjatë fushatës nga Nisma dhe nuk u bënë realitet kurr:

  1. Me ardhjen e Nismës në pushtet, të gjithë ju veteran që i bashkangjiteni Nismës tash në fillim, do të jeni në ballë të sajë, kurse të tjerët qe vijnë pas jush do të mbesin në bisht.
    Ketu ndodhi e kundërta, ne as në bisht nuk patëm vend e këta të 2016/17-ës sot e udhëheqin Nismën.
  2. Me ardhjen e Nismës në pushtet, Malisheva do të udhëhiqet nga qytetarët e sajë.
    Malisheva nuk udhëhiqet as nga Ragip Begaj e leje ma nga qytetarët.
  3. Me ardhjen e Nismës në pushtet, askush nuk do të pushohet nga puna për shkak të bindjeve politike.
    Si ndodhi mbas ardhjes në pushtet e dinë të gjithë se çka ndodhi, mbi 150 mësimdhënës u larguan nga puna, ku sot mbi 90% të tyre janë kthyer në punë me vendim të Gjykatës ku buxhetit komunal i kushtojë mbi 300 mij euro.
  4. Me Ardhjen e Nismës në pushtet, Ata që kanë kandiduar për asamble komunale e që nuk i fitojnë votat për këtë pozitë, nuk do të lejohen ta kenë një detyrë në komunë si në qeveritë e mëparshme.
    Pas erdhjes së Nismës në pushtet, shumica prej tyre udhëheqin drejtorit e komunës dhe sektor tjerë.
  5. Me ardhjen e Nismës në pushtet, qytetari do ti zgjedhë vetë organet drejtuese nëpër fshatra lagje etj.,
    Pas ardhjes në pushtet, udhëheqësit e fshatrave u zgjodhën jo nga qytetarët por me lista të ardhura nga qendra mbas orës 24.00 të natës nëpër kafiqe.
  6. Me ardhjen e Nismës në pushtet, bujku do të punojë në bujqesi, mësuesi mësues, doktori doktor etj..
    Realisht me ardhjen në pushtet, bujku u bë drejtor komune, mësuesi u largua nga puna për bindje politike dhe përfundojë në bujqësi, doktori punon në presion të vazhdueshëm nga të pa shkollët që e kërcënojnë me vend pune etj.etj
  7. Me ardhjen e Nismës në pushtet, do tu kthehet nxënësve krenaria dhe e gjate do ju duket koha deri sa të shkojnë në shkollë.
    Cila krenari? duke ju bajtë arka me birra arsimtarëve e mësuesëve a?
  8. Me ardhjen e Nismës në pushtet, asnjë tender nuk do tu ipet firmave që nuk janë nga Malisheva.
    Tenderi i parë për zgjërimin e urës në qendër të Malishevës i ipet firmës nga Klina.

Dorën në zemër të gjitha këto premtime nuk kanë kosto dhe nuk mund të jenë të pa përballueshme nga buxheti, por e keqja është se as këto nuk u realizuan e leje më ato me kosto milionëshe.

Mos mashtroheni nga premtimet sepse e nesërmja mund të jetë e hidhur, mendo gjyko e voto për një jetë më të mirë.

Malisheva meriton një qeverisje më ndryshe.