Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Si ju duket vetja në pasqyrë, qeveritarë me dhe pa alltia?! – Malisheva Press

Si ju duket vetja në pasqyrë, qeveritarë me dhe pa alltia?!

Shkruan Jusuf M. Bytyçi

“Askush nuk po e shihke veten”, është një fjalë e hershme popullore shqipe.

Se Qeveria Haradinaj 2, me koalicionin më të ngushtë shqiptar dhe me shumë serbë e pakicat tjera është Qeveria me numrin më enorm deri tash në Kosovë, nuk ka asnjë dilemë!

Kjo “armatë” ministrash, zëvendës ministrash, “sa u bënë more, 67 apo 70”, nëse ndalet me kaq?! Kjo mega Qeveri, natyrisht ka edhe koston tepër të madhe, gjithënjë në dëm të buxhetit, taksa paguesve, në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër në rajon. Gjithë kjo “armatë” e badihavxhinjve, me shumë benefite, shpenzon shuma marramendëse buxhetore, pa pasur mundësi të bëjë diçka të mirë në favor të shtetit!

Nga përvoja e të emëruarëve të mëparshëm politik, qoftë në qeverinë qendrore apo atë lokale, ka dëshmuar se zëvendës ministrat, nuk kanë pothuaj asnjë kompetencë, as mundësi të ndikojnë asgjë te ministrat, siç nuk kanë pasur dhe nuk kanë asgjë në dorë nënkryetarët e emëruar nëpër komuna.

Pra, një zëvendësministër, eventualisht dy aty ku ministër është minoritari, bën, të tjerët janë vetëm barrë e panevojshme e buxhetit, para të taksapaguesve! E, në Qeverinë Haradinaj, gjithkush e secila parti, mjaft minore, ka bërë mish mash me zëvendësministra, këshilltarë dhe staf tjetër, nga kryetarët, nënkryetarët e degëve, sekretarët, apo edhe kryetarët e ndonjë aktivi, sesioni…, sa për t’i rehatuar, pa pasur dert dëmin që i bëjnë shtetit!

Në kohën e Qeverisë Haradinaj 1, njerëz që atëherë ishin në përbërjen e ngushtë të PDK-së, si opozitë, e që tash përmes një subjekti tjetër politik janë pjesë e Qeverisë Haradinaj 2, madje shumë afër tij, kritikonin dhe akuzonin rëndë shumë ish-ministra, se ishin të paaftë, të padenjë për pozitat e tyre! F. Limaj, atëherë shprehej se “disa ministra kur e shikojnë veten në pasqyrë, habiten nëse vërtet ata janë ministra”!

I mbaj mend që të gjithë, ndonjëri, edhe mua personalisht nuk më ka pëlqyer, nuk ka qenë i aftë dhe as i denjë për detyrën dhe përgjegjësitë! E sot, një dekadë pas, kur jemi edhe shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, ju emëruat në pozitat e ministrave dhe të zëvendësministrave jo pak njerëz të panjohur dhe madje edhe nga ata që goxha gjatë kanë jetuar dhe kanë vepruar jashtë vendit. Ndonjëri, pa asnjë bazë politike, pa votë të popullit, si sekser, me pozitë të zëvendëskryeministrit, manifeston edhe veprime kaubojsh!

E, tash shtrohet pyetja: “Si ju duket vetja në pasqyrë qeveritarë me dhe pa alltia”?!

Kqyrni more veten më mirë se edhe populli nuk ha bar, i njeh të mirët dhe ata që nuk i vyejnë askujt! Populli, edhe pse po hesht shumë, është shumë i zhgënjyer, i dallon, i mban mend dhe i njeh gënjeshtrat dhe gënjeshtarët, mashtruesit, matrapazët, zhvatësit, abuzuesit, të pamoralshmit, rrahagjokësit, i njeh dhe i dallon qartë edhe ata që dëmtuan me veprime kriminale pronën shtetërore, institucionet nga të cilat kanë përfituar gjatë dhe janë pasuruar pafundësisht. Zoti marrtë hak për të rënët që nuk luftuan për këso veprimesh kriminale abuzuese!

Zoti marrtë hak për popullatën që sakrifikoi për një Kosovë ndryshe dhe jo për këso qeverish e Parlament bllokues të lëvizjeve, të projekteve progresive- integruese!