Si i fshehu kryetari Begaj skandalet seksuale në shkolla dhe në komunë

Kryetari i Komunës Ragip Begaj ishte përfshirë në mbylljen e hetimeve të së paku dy rasteve  që lidhen me ngacmime seksuale dhe marrëdhënie seksuale në komunë.

Rasti i parë ka të bëjë me Gjimnazin Hamdi Berisha ku një profesor ishte involvuar në një rast të ngacmimit seksual ndaj nxënëses së tij.

Ky rast pastaj ishte tentuar të mbahej i mbyllur nga drejtori i shkollës, drejtori i arsimit dhe vet kryetari Ragip Begaj i cili kishte ndërhyre edhe tek familja e viktimës që rasti të mos adresohej më tej në organet e drejtësisë ndonëse kishin filluar hetimet dhe ishin marrë masat fillestare. Kjo ishte bërë me qëllim që rasti mos të ndikonte në humbjen e autoritetit të kryetarit Begaj dhe subjektit të tij në Malishevë.

Rasti kishte ndodhur në vitin 2015 dhe ishte raportuar edhe në mediat e vendit, sot e kësaj dite publiku nuk ka mësuar se si është mbyllur ky rast dhe cili ishte fati i viktimës derisa ata që ishin involvuar në aktin në fjalë dhe në mbulimin e tij edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të punojnë pa u shqetësuar fare.

Rasti i dytë ka të bëjë me një aferë seksuale brenda komunës nga dy zyrtarë komunalë rast i cili ndonëse i ishte raportuar Begajt si shkelje e rëndë e kodit etik dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare ai e kishte mbyllur rastin po për të njëjtat arsye, pra të ndikimit që ky rast mund të kishte në të ardhmen e tij politike.

Këto raste kanë bërë që sot të mos raportohen edhe raste tjera sidomos në shkolla ku viktima janë kryesisht nxënësit të cilët nga frika e pasojave në jetën e tyre personale dhe nga mosndërhyrja e organeve kompetente nuk i raportojnë fare ato duke u detyruar që edhe ta braktisin shkollën apo të transferohen në shkolla të tjera.

Lidhur me këto raste kishin raportuar edhe mediat vendore, ku më poshtë i gjeni disa linqe që paraqesin lajmet mbi këto skandale.

http://www.kosovapress.com/sq/siguri/profesori-i-malisheves-arrestohet-per-ngacmim-seksual-38644/

http://malishevapress.com/komuna-vazhdon-te-hesht-ndaj-skandalit-ne-gjimnazin-hamdi-berisha-ne-malisheve-dokument/

Malishevë: Thellohet skandali-Drejtori i shkollës fshehu krimin e kolegut të tij ndaj nxënëses