Si do të jenë dy HEC-et në Valbonë?

Për herë të parë, pas diskutimeve dhe debateve se si do të jenë dy Hec-et që do të ndërtohen në lumin Valbonë, në një video të përgatitur nga specialistët e firmës Gener 2 kuptohet në detaje se si do të jenë këto realitete, sa respektojnë mjedisin dhe ekosistemin, dhe çfarë zhvillimi sjellin për zonën.

Ndryshe nga sa është thënë, HEC-et nuk do të kenë diga, arkitektura qe do të mbuloje turbinat dhe infrastrukturat e tjera është si ajo tipike e zonës e ndertuar në gurë, nuk do të devijojnë lumin Valbonë, do të funksionojnë në mënyrë sezonale vetëm me flukset e reshjeve natyrore, do të furnizojnë me energji 22 mijë familje dhe shtrati i Valbonës nuk do të thahet në asnje moment duke ruajtur kështu peshqit dhe ekosistemin. Është nje investim i cili ka ndërtuar një vepër te veçantë për kalimin e peshkut, me qëllim ruajtjen e biodiversitetit.

Në projektin e saj firma po ndërton për herë të parë dhe rrugën e fshatit Çerem dhe në këtë fshat, po nga firma, është vendosur energjia elektrike për herë të parë.

Ja video me informacionet e shperndara nga Gener 2 dhe lexuesit mund të gjykojnë të informuar mbi dobinë ose jo të HEC-eve në këtë zonë të thellë e të bukur të Shqipërisë.