Shumë projekte infrastrukturore në realizim e sipër në Malishevë

infrastruktura_malisheveKomuna e Malishevës, aktualisht, është duke realizuar disa projekte që lidhen me infrastrukturën në përgjithësi, si rrugë, trotuare dhe në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit shkollore, është duke u punuar në rregullimin e infrastrukturës shkollore, përkatësisht në ndërtimin e fushave të jahte të sportit dhe oborreve të shkollave.

Sipas drejtorit komunal të urbanizimit, Skënder Rrahamanj, “aktualisht është punuar në rregullimin e oborrit të shkollës në Burim, riparimi i rrethojës së fushës së sportit në Dragobil dhe drenazhimi i fushës së sportit në Pagarushë, të cilat kapin një vlerë prej nëntë mijë e katërqind euro, ndërsa fusha të reja të sportit, janë duke u ndërtuar në Gurbardh dhe Tërpezë të Ulët, fusha për ndërtimin e të cilave janë ndarë 43 mijë e 980 euro”.

“Po ashtu jemi duke e ndërtuar trotuarin në fshatin Astrazup, trotuar i cili shtrihet përgjatë magjistrales Prishtinë-Rahovec, e që ka rëndësi të madhe për lëvizjen e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve, të cilët udhëtojnë përgjatë rrugës për në shkollë. Ky trotuar, i kushton buxhetit komunal 23 853 euro”, tha drejtori Rrahmanaj.

Ecurinë e punimeve në këto projekte e kanë parë nga afër Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit Skënder Rrahamanaj, ndërsa u deklaruan se “Komuna e Malishevës, do të vazhdoj me investime, sipas nevojave të paraqitura nga ana e qytetarëve dhe që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve më të mira, në këtë rast për qytetarët dhe në veçanti të nxënësve, pasi gradualisht, po kompletohet infrastruktura shkollore dhe po krijohen kushte më cilësi më të madhe në arsim, si dhe po investohet në rrugë e trotuare, me qëllim të lëvizjes më të sigurt për qytetarët”. Sipas drejtorit Rrahmanaj, punimet po ecin sipas planifikimeve të bëra dhe brenda afateve.