Shuma marramendëse që përfiton Haradinaj nga qeraja e shtëpisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kohë që nuk jeton në shtëpinë e ndërtuar në lagjen “Dragodan”, që sipas vet Haradinajt është ndërtuar me “mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët” dhe ka vlerën prej 300 mijë eurosh.

Ai tash jeton në një tjetër shtëpi luksoze në lagjen “Marigona Residence” teksa shtëpinë në Dragodan e ka të lëshuar me qera.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit në Kosovë, Haradinaj merr 6 mijë e 679 euro në muaj nga qiraja e kësaj shtëpie.

Fiks 73 mijë e 469 euro është shuma totale që Haradinaj merr në vit nga qiraja e kësaj shtëpie, por siç ka raportuar media, Haradinaj nuk e ka paguar tatimit nga të ardhurat e qerasë.

Kryeministri ia ka borxh shtetit afro 15 mijë euro tatim nga qiraja e shtëpisë

Ai i ka borxh shtetit ose më saktësisht, Administratës Tatimore afro 15 mijë euro të cilat janë detyrime të paguara për 11 qera gjatë vitit.

E Haradinaj ka thënë se arsyeja e mos pagesës së këtij tatimi, qëndron tek fakti se nga 12 qeratë e 12 muajve të vitit, një qera i takon agjensionit që ka ndërmjetësuar në këtë qera.

Image