Shtylla elektrike rrezikon jetën e familjes Bajrami nga fshati Panorc (Foto)

Një lexues i Malishevapress ka dërguar në redaksinë tonë disa foto ku vërehet se si një shtyllë elektrike qëndron e varur mbi çatinë e stallës së familjes Bajrami në fshatin Panorc.

Sipas pronarit të këtij objektit kjo shtyllë elektrike e cila tash e sa kohë është e varur mbi çati po u shkakton rrezik familjes nga se në çdo moment ajo mund të bjerë në tokë dhe të shkaktoj rrezik të madh banorëve të  lagjes e sidomos familjarëve të tij. Ka kohë që për këtë problem kryefamiljari i familjes Bajraj ka bërë kërkesë për rregullimin e këtij problemi, mirëpo ekipi i KEDS-it nuk ka ndërmarr asnjë veprim për sanimin e këtij problemi.

Përderisa ky problemi nuk do të zgjidhet familja Bajraj nga Panorci do të jetë në rrezik potencial nga rënia e shtyllës elektrike mbi shtëpinë e tyre.