Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shtylla elektrike që po ua rrezikon jetën e banorëve të Vërmicës (Foto) – Malisheva Press

Shtylla elektrike që po ua rrezikon jetën e banorëve të Vërmicës (Foto)

Lexuesit e M/p vazhdojnë të na shkruajnë për hallet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë të jetës së tyre. Në adresën tonë një lexues nga fshati Vërmicë ka dërguar disa foto ku vërehet një shtyllë elektrike e cila qëndron e varur në telat e rrymës dhe e rrethuar me drunj të kalbur që nga çasti në çast mund të bie dhe të rrezikoj disa banorë të lagjes, sidomos të atyre të cilëve rrjeti elektrik u kalon sipër çative të shtëpive të tyre.

Sipas burimeve tona të mirinformuara për këtë problem ka kohë që janë njoftuar njësitet e KEDS-it dhe zyrtarët komunal por që asnjëra palë deri me tani nuk ka ndërmarr hapat konkret për ta sanuar këtë problem. Përderisa kërkesat e banorëve të fshatit do të vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër, rreziku për jetën e tyre vazhdon të mbetet konstant.