Shtylla elektrike e rrëzuar bllokon rrugën në lagjen e Gurit në Malishevë (Foto)

Rruga në lagjen e Gurit në Malishevë po vazhdon të jetë e bllokuar nga një shtyllë elektrike që është rrëzuar si pasojë  e reshjeve të borës. Një lexues i Malishevapress ka dërguar një fotografi ku shihet gjendja e rrugës në këtë lagje, madje edhe pse janë informuar njësiti i KEDS-it për këtë problem ende nuk kanë ndërmarr masat e duhura për largimin e shtyllës elektrike nga rruga.