Shtyhet Seanca e Kuvendit

Për shkak të bojkotimit të seancës plenare nga partitë opozitare, seanca do të vazhdojë nesër me të njëjtat pika të rendit të ditës.

Shtyrja është bërë pas takimit që ka zhvilluar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me shefat e grupeve parlamentare.

“Në rrethanat në të cilat jemi, vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme me pikat e njëjta”, tha shkurt Veseli.