Shtyhet mbledhja e Kuvendit komunal

kuvendi-komunalKuvendi Komunal i Malishevës edhe pse ditë më parë kishte paralajmëruar se seanca e rregullt e kuvendit do të mbahej nesër, ajo është shtyer nga kryesuesi i kuvendit. Mbledhja e paralajmruar do të mbahët me 6 prill nga ora 10:00. Shtyerja e seancës është bërë pasi që nesër Kuvendi Komunal do të mbaj seancë solemne në kujtim të 17 vjetorit të masakrës së Burimit.