Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shteti injoron familjet e të vrarëve në luftë – Malisheva Press

Shteti injoron familjet e të vrarëve në luftë

shteti

Familjarëve të të afërmve, që kanë humbur jetën gjatë luftës në Kosovë, shteti ua ndërpret pensionet. Qeveria e Kosovës ka derdhur në kontot e tyre vetëm të hollat për një pension për muajin shtator   

Nëna që ka të vrarë djalin gjatë luftës dhe bashkëshortin e saj, do të jetojë tash e tutje vetëm me një pension.

Lutfije Behrami, e cila jeton e vetme pas vrasjes së të birit dhe bashkëshortit të kidnapuar nga forcat serbe më 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri, nuk ka marrë pensionin kontributdhënës sikurse çdo muaj tjetër.

Qeveria e Kosovës ia ka ndërprerë pensionin kontributdhënës për muajin shtator, duke derdhur në konto të saj vetëm të hollat që marrin familjarët e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë.

Behrami ka thënë për “Zërin” se kur ka shkuar të marrë pensionin, e ka marrë vetëm për djalë dhe bashkëshortin. “Unë ju thashë se kam dhe pensionin e punës të marr, ata në bankë më thanë se jo të është ndalë nga Ministria”.

Behrami thotë se pensionin ia kanë ndalur pa asnjë vendim dhe pa asnjë arsyetim. E shqetësuar, ajo thotë se flet në emër të të gjitha nënave që kanë humbur fëmijët e vet në luftë, bashkëshortët…

“Na kanë ndalë pensionin e punës që kemi punuar me dhimbje”, thotë ajo.

Behrami thotë se 10-12 vjet pas luftës ka punuar me gjithë brengën dhe dhimbjen e saj që ka pasur për djalin dhe bashkëshortin, e njëkohësisht duke i kërkuar ata nëpër Serbi.