Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shqiptarët nga Kosova afër numrit rekord në bregdetin shqiptar – Malisheva Press

Shqiptarët nga Kosova afër numrit rekord në bregdetin shqiptar

detiSezoni turistik në Shqipëri pothuajse ka përfunduar, ndërsa edhe këtë sezon numri i pushuesve nga Kosova jo vetëm që ka ruajtur trendin e një viti më parë, por prognozat e afërta bëjnë fjalë për tejkalim të shifrave të para një viti.

Sipas shifrave të vëna në dispozicion për “Kohën Ditore” nga drejtoritë rajonale të kufirit për Kukësin e Shkodrën për periudhën 1 qershor – 14 gusht rezulton se kanë hyrë në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morin rreth 685.616 shtetas, kryesisht nga Kosova, me 174.666 automjete.

Por drejtori rajonal për kufirin në Qarkun e Kukësit, Ndue Doçi tha për gazetën se kjo shifër mund të jetë më e lartë, pasi në periudhë piku, kur janë krijuar radhë të gjata, automjetet me targa të Kosovës janë lejuar të kalojnë pa u regjistruar.

Megjithatë, shifrat e publikuara në këtë mes gushti, ku mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit turistik, ose më saktë të përfundimit të turizmit të rërës dhe diellit, tregojnë së për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet si destinacion i pandryshuar edhe për këtë sezon, me gjithë luftën mediatike për çmime të larta në bregdetin e Shqipërisë. Megjithatë, thuhet se shkrimet në media dhe në rrjetet sociale për çmime të lartë në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë lënë pa e bërë efektin, pasi ndryshe nga vitet e tjera, rreth 25.35% e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit në Kukës, llogariten të kenë kaluar transit për në plazhin e Ulqinit përmes pikëkalimit kufitar Muriqan-Sukobin