Shqipëria publikon listën e lojtarëve kundër Francës

fshfTrajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka shpallur sot gjatë koferencës për shtyp edhe listën e Kombëtares për ndeshjen me Francën më 13 qershor.

Ajo që bie në sy nga kjo listë e teknikut është se Agolli, Kukeli, Xhaka, Gashi, do jenë pushim sepse sapo kanë mbaruar edicionin dhe sipas tij ndoshta duan pak ditë pushim.

Ndërkohë kthehen Lilaj dhe Arapi nga Superioria së bashku me këta të dy bashkohen Fejzullahu dhe Taku. Mbeten jashtë kësaj here, dy futbollistët e Tiranës, Curri dhe Bulku të cilët kanë qenë të grumbulluar rregullisht në të gjitha takimet e fundit, shkruan Panorama Sport.

“Ndeshja me Francën është e rëndësishme pasi do të shoh gjendjen e lojtarëve në këtë fund sezoni. Dua të përgëzoj fillimisht Agollin për sezonin e mirë që zhvilloi këtë vit me Karabakun si dhe për trofetë e fituar. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e Bazelit, si Xhaka e Gashi por edhe Kukeli të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira.

Mendova që për këtë takim ti lë të pushojnë pasi lojtarët më duhen në formë dhe të çlodhur në ndeshjen ndeshjet e shtatorit. Kam rikthyer Lilajn dhe Arapin të cilët kanë qenë pjesë e ekipit si dhe dy prurjet e reja nga Kampionati shqiptar si Taku dhe Fejzullahu të cilët i kam ndjekur dhe më kanë pëlqyer.

Me Mavrajn kam folur dhe mendoj se mungesa e tij nuk do të jetë e gjatë. Kam besim se do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit.

Ndeshja me Francën luhet një ditë pas vendimit të KAS-it por kjo nuk duhet të ndikojë aspak te loja jonë.

Avdiaj

Kontaktova me Avdiajn për ta grumbullulluar në këtë miqësore, por menaxheri i tij më tha se është i lodhur dhe nuk e ka lejuar ai që të grumbullohej kësaj here. Megjithatë nga përshtypja që krijova pas bisedës me ta, mendoj se kishte dëshirë të vinte”.

Lista e plotë:

Portierë:
ETRIT BERISHA
ALBAN HOXHA
ORGEST SHEHI

Mbrojtës:
NASER ALIJI
ARLIND AJETI
RENATO ARAPI
LORIK CANA
ARBNOR FEJZULLAU
ELSEID HYSAJ
AMIR RRAHMANI

Mesfushorë:
MIGJEN BASHA
ERGYS KACE
ANDI LILA
SABIEN LILAJ
LEDIAN MEMUSHAJ
ODISE ROSHI
HEROLIND SHALA
AFRIM TAKU

Sulmues:
BEKIM BALAJ
SOKOL CIKALLESHI
ERMIR LENJANI
ARMANDO SADIKU
VALDET RAMA