Shqipëri – Gjeorgji me 16 nëntor, fillon shitja e biletave

kombetarjaFederata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për Ndeshjen Miqësore “Shqipëri – Gjeorgji”, e cila do të zhvillohet më 16 nëntor, ora 20:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Biletat do të mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së në linkun “Biletaria online” dhe në pikat fizike si më poshtë:

Biletaria pranë Stadiumit Qemal Stafa në Tiranë,

Biletaria pranë stadiumit “Elbasan Arena” ne Elbasan,

Kancelaria në bulevardin Republika në Korçë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si me poshtë:

Tribunat E/C = 400 lekë

Tribunat D1/D3 = 1.000 lekë

Tribuna D2 = 1.500 lekë

Tribunat A, B, Kategoria 2 = 2.000 lekë

Tribunat A, B, Kategoria 1 = 3.000 lekë

FSHF njofton të gjithë tifozët se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm ne sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë te rregullta, është pika e kontrollit në hyrje në stadium, prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

Këto janë masa qe FSHF ndërmerr në mbrojtje të tifozëve dhe për të ndaluar të gjithë abuzuesit e mundshëm