‘Shpresa vdes e fundit’, ja kush janë ekipet që do tentojnë mrekullinë

Sot do të luhet akti i fundit i ndeshjeve të grupeve në Champions League, ku disa ekipe edhe pse teorikisht e kanë të pamundur për tu kualifikuar ata besojnë tek mrekullia.

Atletico Madrid

Atletico momentalisht është në kuotën e 6 pikëve dhe luajnë kundër Chelseat në Londër, ndërsa Roma që është në vend të dytë ka 8 pikë dhe pret Qarabagun e Ansi Agollit.

Skënari që kualifikon madrilenët është shumë i vështirë pasi Roma nuk duhet të fitojë kundër modestve të Qarabag dhe Atletico duhet të fitojë në Angli.

Grupi C:

(20.45)

AS Rome (ITA) – Qarabag (AZE)

Chelsea (ANG) – Atletico Madrid (SPA)

Sportingu i Lisbonës

Sportingu është në vendin e tretë me 7 pikë, ku ekipi që mund të parakalojë në rënditje është Juventus.

Por, portugezët luajnë kundër Barcelonës në Camp Nou dhe kërkojnë vetëm fitore, teksa Juventus duhet të ndalet nga Olympiakos.

Grupi D:

(20.45)

Olympiakos (GRE) – Juventus  (ITA)

FC Barcelone (SPA) – Sporting Portugal (POR)