Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK ndaj Isa Mustafës!

Pas rrëzimit që PDK i bëri qeverisë Mustafa kanë shpërthyer pakënaqësitë ndaj lidershipit të kësaj partie.

Njëri nga anëtarët e kësaj partie në Prishtinë, Petrit Bicaj ka thënë se LDK tash pas kësaj situate duhet që të reflektoj, në të kundërtën, do t’i ketë fort keq punët, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Qe 2-3 vite e kemi thënë këtë që disa e morën vesh vetëm sot!!! Disa nuk na merrnin seriozisht, disa thonin që nuk po ia dojmë të mirën partisë e disa të tjerë që koalicioni u bë “për ta mbrojtur shtetin”. Tash u dëshmua se asnjëra nga këto, nuk ishte e vërtetë. Nga fillimi, kemi qenë kundër ketij koalicioni, të panatyrshëm dhe të dëmshëm për vendin. Tash jemi këtu ku jemi, LDK i ka dy rrugë dhe ato janë: rruga e fillimit të reformimit të menjëhershëm të LDK-së, kërkim-llogari nga akterët kryesorë, ndryshime – në mënyrë që të tentohet të ruhet elektorati ekzistues dhe t’i bëhet ofertë elektoratit të papërcaktuar, dhe të rinjëve. Rruga e dytë, apo më e keqe është, vazhdimi kështu si ishte deri më tani, dhe rënja e pashmangshme e LDK-së në zgjedhjet pasuese!!

Për fund, do i kisha lutur të gjithë ata, që bënë aq shumë “gabime në hapa” gjatë këtyre 2-3 viteve, të na kursejnë nga demagogjitë e llojit “jo e kemi ditë, jo kështu, jo ashtu”, së paku për një kohë mos vazhdoni të na fyeni intelegjencën! Uroj REFLEKTIM dhe NDRYSHIME