Shpallet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhe ende pa përfunduar punimet

cerdhja

Ende pa përfunduar të gjitha punimet, Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs për pranimin e fëmijëve në Çerdhe. Nuk dihet se a do të mund të përmbyllen të gjitha punimet deri në shtator, mirëpo Drejtoria e Arsimit ditë më parë ka intervistuar edhe stafin menaxherial dhe edukativ të kësaj çerdheje.

Kjo çerdhe është e para për Komunën e Malishevës, dhe do të jetë më e lehtë për shumë prindër të punësuar, pasi do të kenë ku ti lënë fëmijët e tyre, gjatë orarit të punës.

Se si do të funksionoj, dhe çfar stafi do të përzgjedhë Drejtoria e Arsimit, kjo mbetet të shihet.

Kliko këtu për të parë konkursin