Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shoqëria civile mban protestën e radhës me kërkesën “Drejtësi për Astritin” – Malisheva Press

Shoqëria civile mban protestën e radhës me kërkesën “Drejtësi për Astritin”

drejtesi-780x439Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin politik Astrit Deharin, i cili vdiç në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.

Protesta e tretë e thirrur nga shoqëria civile ka për qëllim vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjes së rastit në fjalë, ju ftojmë nesër (ditë e marte) nga ora 10:00 të bashkangjiteni për ta përcjellur seancën parlamentare para Qeverisë duke kërkuar #DrejtësiPërAstritin.

Kërkesat e shoqërisë civile janë:

Përgjegjësi për reagimin/përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili thotë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin’, nuk adresohen për kryesinë dhe mbajtjen e një seance parlamentare.

1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë.

2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.