Shokuese: I riu Qemal Sela vret të dy prindërit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Peshkopi, ku një djalë i ri ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e “Llixhave” këtë mesditë, teksa mbetet ende mister shkaku i kësaj tragjedie.

I riu sapo kishte ardhur nga emigrimi në Angli dhe këtë të enjte ka vrarë me duart e veta Flamur Selën, babain dhe nënën e tij, Zeqime Sela.

Emri i vrasësit është Qemal Sela.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet gjithashtu se policia ka arritur t’i vërë prangat të riut që vrau familjarët e tij.