Shkrimtari Xhevdet Bajraj, me poezi kërkon ndryshime në Kosovë

Poeti i njohur me prejardhje nga Malisheva  qe jeton e punon ne Mexico City, përmes poezisë së tij ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në mes të tjerash ai thotë se nuk duhet mbështetur politikanët e korruptuar të Prontos.

Ja poezia e plote e tij:

 

ZGJEDHJET E 11 QERSHORIT

Paramendoni jetën në atdhe
ku duart e politikanëve të korruptuar janë të gjata
sa hijet e mëngjesit të anëtarëve të klanit Pronto
që sipas të gjitha sondazheve
me 11 qershor i kanë gjasat më të mëdha
për t´ia thyer këmbët të ardhmes së Kosovës

Nëse nuk ndryshojnë gjërat
kjo do të thotë
se ne nuk kemi nevojë për demokraci
por për një psikiatër të mirë
qoftë ai edhe i importuar
oooo Adriatikooo

 

Xhevdet Bjaraj është me prejardhje nga Malisheva dhe vjen nga një familje e respektuar. Babai i tij Xhemajli Bjaraj mbahet në mend si një udhëheqës popullorë që Komuna e Malishevës dhe Rahovecit e kujtojnë për një personalitet të respektuar.