Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shkrimtari Mehdi Krasniqi, vazhdon ti furnizoj bibliotekat shkollore me libra – Malisheva Press

Shkrimtari Mehdi Krasniqi, vazhdon ti furnizoj bibliotekat shkollore me libra

librat2Dje, në ShFMU “Ramadan Morina” në Damanek, është mbajtur një orë letrare, me rastin e kompletimit të bibliotekës shkollore, me 1010 ekzemplarë të librave. Po ashtu, në një orë letrare të organizuar sot në ShFMU. “Dëshmorët e fshatit” në Bubavec, biblioteka e kësaj shkolle, është furnizuar me 500 ekzemplarë librash. Pajisja e bibliotekave shkollore, me libra, është iniciativë e shkrimtarit Mehdi Krasniqi ( i cili është edhe zyrtar për rini në Komunën e Malishevës), ndërsa aksionit të tij, i janë bashkuar shumë shkrimtar, shtëpi botuese dhe dashamir të librit.

Orët letrare të mbajtura dje në këto dy shkolla, janë organizuar nga SHKL “Tafil Kelmendi” dhe janë mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Me këtë rast, shkrimtari Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë krijuesit letrat, edituesit e shtëpive botuese, DAE dhe DKRS në Malishevë dhe të gjithë adhuruesit e librit, që e kanë përkrahur. Të gjithë dhuruesit e librave, kanë nderuar me mirënjohje nga ana e Drejtoria për Arsim dhe Edukim  dhe Drejtoria për Kulturë. Rini dhe Sport në Malishevë

Përndryshe, me iniciativë të Mehdi Krasniqit, janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme e titujve të ndryshëm të librave, me qëllim të pajisjes së bibliotekave shkollore me libra, për nevoja të nxënësve të shkollave të Komunës së Malishevës.

Ditë më parë, me një mijë ekzemplarë të librave, është pajisur shkolla në fshatin Marali, pastaj shkolla e Damanekut me 1010 ekzemplarë, shkolla e Bubavecit me 500 ekzemplarë dhe shumë shpejt edhe një shkollë tjetër do të furnizohet me 500 ekzemplarë.

librat