Shkoza dhe Maralia i japin mbështetje Adem Berishës së Vetëvendosjes

Kandidati i Vetëvendosjes Adem Berisha i shoqëruar nga Hydajet Hyseni dhe kandidatët Jetmire Vrenezi, Muhamet Bytyçi dhe Edonë Paçarizi ka shpalosur programin e tij qeverisës në fshatrat Shkozë dhe Marali.

Sipas njoftimit, qytetarët janë interesuar për programin e Vetëvendosjes dhe janë zotuar për mbështetje . Derisa në Shkozë qytetarët janë ankuar për mosinvestim në këtë fshat nga qeverisja në ikje.

 

Njoftimi i plotë:

Sonte bashkë me Hydajet Hysenin Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kandidatët për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, Jetmire Vrenezi dhe Edonë Paçarizi, bashkëbiseduam me qytetarët e fshatrave Marali dhe Shkozë.
Qytetarët e këtyre fshatrave u interesuan për programin e Lëvizjes dhe u zotuan për mbështetjen e Adem Berishës për Kryetar të Malishevës.
Qytetarët e Shkozës u ankuan se për katër vite qeveria në ikje nuk ka bërë asnjë investim në këtë fshat.