Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shkolla Fillore “Afrim Buçaj” në Lladroc mbetët pa drejtor – Malisheva Press

Shkolla Fillore “Afrim Buçaj” në Lladroc mbetët pa drejtor

Që nga 20 marsi, Shkolla Fillore “Afrim Buçaj” në fshatin Lladroc ka mbetur pa drejtor dhe pa ushtrues detyre të drejtorit. Kjo për faktin se drejtori i deritanishëm i kësaj shkolle është pensionuar, dhe në vend që DKAE në Malishevë të ndërmerrte hapat e nevojshëm për të caktuar të paktën një ushtrues detyre me afat të përkohshëm deri në shpalljen e konkursit dhe zgjedhjen e drejtorit të ri, kjo e fundit nuk ka përfillur fare ligjin dhe udhëzimet administrative të cilat përcaktojnë qartë këto situata, por i ka kërkuar drejtorit të pensionuar që të vazhdoj akoma punën e tij si drejtor i shkollës deri në një afat të pacaktuar.

Problemi nuk përfundon me kaq burime të Malishevapress, brenda kësaj shkolle në kushte anonimiteti kanë marr vesh se një situatë e tillë qëllimshëm është neglizhuar nga DKAE, nga se këta të fundit kanë qenë në dijeni për kohën e pensionimit të drejtorit të shkollës. Kjo sipas këtyre burimeve është bërë për të favorizuar një mësimdhënës të kësaj shkolle i cili është anëtarë dhe militant i partisë Nisma dhe i cili ka shprehur haptazi në kolektivin e shkollës dhe tek nxënësit ambiciet e tij për të marr postin e drejtorit. Madje bazuar në burimet tona brenda shkollës, personi në fjalë i cili njëherit është babai i kryetarit të nëndegës së Nismës në këtë fshat, çdo ditë e më shumë po shprehet i sigurt se ai do të jetë drejtori i ardhshëm i shkollës pasi që ai ka edhe përkrahjen e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe të partisë të cilës i përket.

Një gjë e tillë edhe mund të ndodh bazuar në praktikat e deritanishme ku qeverisja aktuale edhe në mandatin e kaluar, por edhe në këtë mandat, zakonisht pothuajse në gjitha rastet ka emëruar drejtorët e shkollave, duke u bazuar në kriterin klienteliste e partiake. Prandaj, nuk është për tu habitur që edhe në rastin aktual të shkollës fillore në Lladroc, shumë shpejt do të veprohet njëjtë zgjedhjen e drejtorit të ri duke i zbatuar kriterët e njëjta partiake dhe klienteliste.