Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
”SHKATËRRUESIT E ARSIMIT” – Malisheva Press

”SHKATËRRUESIT E ARSIMIT”

Dje u bë publike se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ministri, Shyqiri Bytyqi i cili vjen nga partia NISMA, më 25 shtator të vitit të kaluar ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (që njihet si Bordi i Agjencisë së Akreditimit), si dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me shumë “parregullsi”. Kjo ka bërë autoritetet evropiane të reagojnë ashpër ndaj këtij veprimi duke e konsideruar shkelje të rëndë.

Ditë më pare MASHT ka emëruar sekretari të përgjithshëm Ekrem Kastratin nga Malisheva i cili është njëri nga njerëzit e afërt të Fatmir Limajt njëherit zyrtar i lartë i Nismës.

Kastrati ka qenë shef i Njësisë së Prokurimit në Komunën e Malishevës si më i besuari i parties për tu marrë me tenderët.

Gjithashtu zëdhënës në Ministrinë e Arsimit është Valmir Gashi gjithashtu anëtar i Nismës nga Malisheva.

Kohëve të fundit ka pasur një fluks militantësh dhe familjarësh të zyrtarëve të lartë të Nismës sidomos nga Malisheva që janë vendosur në pozita të rëndësishme ndonëse nuk i kanë as përgaditjet minimale për ato pozita.

Niveli i ulët dhe qasja partiake dhe klanore e përdorur në institucione ka bërë që të reflektoj negativisht si brenda ashtu edhe jashtë vendit gjë që ka sjellë edhe vendimin e përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).